Walker thotë se ka vetëm një lojtar “në të njëjtin grup” si Messi dhe Ronaldo

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 22:06
Walker thotë se ka vetëm një lojtar “në të njëjtin grup” si Messi dhe Ronaldo

Kyle Walker beson se vetëm një lojtar në futbollin botëror është “në të njëjtin grup” me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ylli argjentinas dhe ai portugez për 15 vite dominuan futbollin, duke qenë në krye të tij dhe larg më të mirët krahasuar me të tjerët,

Rivaliteti i tyre ishte tejet i madh veçanërisht në kohën kur Messi ishte pjesë e Barcelonës, kurse Ronaldo i Real Madridit.

Tani të dy po i afrohen fundit të karrierës, teksa po luajnë jashtë Evropës – Messi te Inter Miami, kurse Ronaldo te Al-Nassr.

Kjo do të thotë se nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të tjerët për të marrë primatin në futbollin botëror, me Erling Haaland, Kylian Mbappe, Vinicius Junior e Jude Bellingham, që shihen si kandidatët kryesorë që në të ardhmen njëri nga ta të vlerësohet si më i miri në botë.

Por, Kyle Walker ka zgjedhur një nga shokët e tij aktual të skuadrës dhe pretendon se ai tashmë është në atë grup elitar së bashku me Ronaldon dhe Messin. Bëhet fjalë për Kevin De Bruyne.

“Unë mendoj se ka vetëm disa lojtarë, si Messi dhe Ronaldo, që mund të thuash se janë në të njëjtin grup. Kevin hyn në atë grup për mua”, deklaroi mbrojtësi anglez nga gala mbrëmja e organizuar të hënën nga FIFA.

Mesfushori belg, i cili u rikthye nga një lëndim afatgjatë të shtunën dhe udhëhoqi Manchester Cityn drejt fitores 3:2 ndaj Newcastle United, u përfshi në skuadrën e vitit nga FIFA për të katërtin vit radhazi.

“Kur ai hyri kundër Newcastle, ju mund të ndjeni atë shtytje, ju mund të ndjeni atë energji dhe atë emocion. Ai ju jep një ngritje dhe Kevin është në më të mirën e tij kur është me top duke luajtur, pasime që nuk mendoni se janë as të dukshme, ai i bën”, shtoi Walker. 

(Kosova Sot Online)