Raphinha zbulon dy skuadrat që do luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 17 January 2024 - 09:09
Raphinha zbulon dy skuadrat që do  luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve

Raphinha beson me vendosmëri se Barcelona do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor 2024, në stadiumin Wembley.

I pyetur nga Tiktoker-i Adri Contreras për të parashikuar dy skuadrat që do të luajnë në finale këtë verë, Raphinha u tregua plotë vetëbesim.“Parashikimi im për finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon? Barcelona vs Man City”, deklaroi ylli brazilian.Barcelona ka qenë në formë të ndryshueshme kohëve të fundit, por ata ende mburren me një skuadër të fortë që mund të shkojë deri në fund. Por, që kjo të ndodhë, lojtarët duhet të fillojnë të luajnë më mirë se sa janë aktualisht, transmeton "Kosova Sot Online". 

Ndryshe, Barça do të përballet me Napolin në fazën e 1/8-tës të Ligës së Kampionëve në mes të shkurtit.

Të dyja skuadrat fituan ligat e tyre përkatëse sezonin e kaluar, por nuk kanë qenë konsistente këtë sezon.

(Kosova Sot Online )