Osimhen godet skuadrat nga Premierliga

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 21:05
Osimhen godet skuadrat nga Premierliga

Victor Osimhen ka qenë sensacion edicionin e kaluar me skuadrën e Napolit, duke i ndihmuar drejt titullit kampion, që i kishte munguar një kohë të gjatë.

Shumë skuadra kishin shprehur interesim për të dhe vazhdojnë ende ta bëjnë një gjë të tillë.

Interesim të madh ka nga Premierliga. Osimhen tashmë është grumbulluar me Nigerinë në Kupën e Afrikës dhe ka folur pikërisht për interesimin e klubeve angleze.

Ai tha se nuk është i interesuar për një transferim në Angli.

“E ardhmja? Tani për momentin kam plane të tjera për karrierën dhe nuk mendoj të transferohem në Premier League. Kur të vijë koha do të dini gjithçka. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me De Laurentiis, jam i sinqertë dhe… i lumtur. Ai ka qenë gjithmonë pranë meje që kur erdha te Napoli në vitin 2020 dhe nuk ka pasur kurrë asnjë problem mes nesh. Ajo që ndodhi nuk kishte të bënte me marrëdhënien time me të apo familjen e tij”, deklaroi bomberi i Napolit.

Në 13 ndeshjet e këtij edicioni në Serie A, Osimhen ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime.

(Kosova Sot Online)