Chelsea i kërkon rreth 60 milionë euro për Brojën

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 13:09
Chelsea i kërkon rreth 60 milionë euro për Brojën

Chelsea i kërkon rreth 60 milionë euro për Brojën

Armando Broja do të largohet gjithsesi nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi shqiptar nuk ka arritur t’i shfaq vlerat e tij në Londër dhe për këtë, ai i ka bërë valixhet gati.

Klubet e Premierligës ia kanë vënë syrin përfaqësuesit shqiptar.

Por, klubet që e duan lojtarin siç janë Wolverhamptoni, Fulhami dhe West Ham United duket të shpenzojnë shumë para për të.

Sipas mediumit britanik “The Telegraph”, “Blues” po i kërkojnë 50 milionë funte, respektivisht 58 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Natyrisht, këtyre klubeve do t’ju konvenonte më shumë që ta marrin në formë huazimi lojtarin, por Chelsea e ka ndërmend ta shesë përfundimisht kartonin e tij.

Në 17 ndeshje të luajtura këtë edicion, Broja ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat.

22-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)