Transferimi i Neymar, ministri francez i kurseu PSG-së 200 mln euro

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 20:06
Transferimi i Neymar, ministri francez i kurseu PSG-së 200 mln euro

Transferimi i Neymarit te Paris Saint Germain në 2017 për vlerën rekord prej 222 milionë eurosh, ka ngritur dyshime në Francë për favore të mundshme fiskale, të marra për të evituar pagesën e tatimeve të ndryshme!

Sipas asaj që publikohet në median franceze dhe pikërisht te Mediapart, ditën e hënë u regjistruan disa kontrolle në Ministrinë Franceze të Ekonomisë dhe Financave.

Për të qartësuar gjithçka e për të gjetur prova që mund të akuzojnë ekzekutivin transalpinët, prej dy javësh Mediapart, një media e specializuar në hetime gazetarie, bënte të ditur se Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, në atë kohë në postin e Ministrit të Llogarive Publike, ndihmoi Paris Saint Germain të evitojë pagesën e disa taksave në mënyrë që transferimi i brazilianit të mos rëndonte financat e klubit.

Që do të thotë se Darmanin i ka falur PSG-së 200 milionë euro taksa që duheshin mbledhur! Kontrollet e kësaj të hënë u kryen në prani të gjykatësve Vincent Lemonier dhe Serge Tournaire nga disa oficere policie dhe nga Zyra e Luftës kundër Mashtrimit fiskal.

(Kosova Sot Online)