Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 21:38
Barcelona kalon tutje në Kupën e Mbretit

Më vështirë seç pritej, skuadra e Barcelonës e ka siguruar një vend për në cerekfinale të Kupës së Mbretit.

Kataluansit shënuan fitore me përmbysje në udhëtim te Unionistas me rezultatin 1:3.

Në fakt, të parët në avantazh kaluar vendësit me autor Gomez në minutën e 31-të.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, mysafirët nëpërmjet Torres i barazuan shifrat.

Në pjesën e dytë, katalunasit shënuan edhe dy herë të tjera.

Në epërsi i kaloi Kounde në minutën e 69-të.

Për 1:3 u përkujdes një tjetër mbrojtës, këtë herë Balde në minutën e 73-të.

Kështu, Barcelona kalon në çerekfinale, duke iu bashkangjitur ekipeve si Mallorca, Sevilla, Celta Vigo, Girona, Real Sociedadi, Athletic Bilbao e Mallorca.

(Kosova Sot Online)