Haaland shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2023

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 19:00
Haaland shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2023

Erling Haaland ka rrëmbyer çmimin kryesor në “Globe Soccer Awards”, në gala mbrëmjen e organizuar sonte në Dubai.

Ylli norvegjez fitoi çmimin “Futbollisti më i Mirë i Vitit”, për vitin 2023.

Haaland pati një sezon fantastik me Manchester Cityn, duke ndihmuar skuadrën angleze në triumfin historik të tripletës; titullit të kampionit në Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe triumfin në Kupën FA.

Ai gjithashtu gjatë vitit të kaluar mori edhe Superkupën e Evropës me “Qytetarët”, si dhe Kupën e Botës për Klube.

Ai gjithashtu mori edhe shumë çmime individuale gjatë kësaj periudhe, si dhe theu rekorde me gola.


(Kosova Sot Online)