Sot përballja e madhe për trofeun e Superkupës kosovare-Ballkani-Prishtina

  • S.A /
  • 20 January 2024 - 10:41
Sot përballja e madhe për trofeun e Superkupës kosovare-Ballkani-Prishtina

Ballkani dhe Prishtina do të përballen sot në “Mardan Palace Stadium” në Aksu të Antalisë, në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Të dyja skuadrat tash e disa ditë ndodhen në fazë përgatitore në Turqi dhe pritet që në këtë ndeshje të tregojnë formë të mirë, pasi janë maksimalisht të motivuara për sukses.

Në bazë të shortit të tërhequr dje, Ballakani do të jetë vendas dhe do të luajë me fanellën e parë vendase, ndërsa Prishtina do të dalë në fushë me fanellat mysafire. Ndeshja do të luhet në orën 11:00 sipas kohës në Kosovë. Kjo ndeshje i paraprinë stinorit pranveror në futbollin kosovar, që nis në fillim të muajit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online )