Perisic po e "zhvat" Hajdukun, do të paguhet 1 euro në muaj

  • S.A /
  • 20 January 2024 - 11:28
Perisic po e

Ivan Perisic është rikthyer te klubi ku nisi karrierën e tij, Hajduk Spliti. Ylli kroat u prezantua të premten te Hajduku dhe mori fanellën me numër 4,transmeton "Kosova Sot Online ".

Perisic është huazuar fillimisht nga Tottenham Hotspur deri në fund të sezonit.

Pas skadimit të kësaj marrëveshjeje, 34-vjeçari është pajtuar që të nënshkruajë pastaj si lojtar i lirë.

Kontrata e tij me Tottenhamin skadon në verë, kur pastaj ai mund të finalizojë kalimin e tij si i lirë te klubi kroat.

Sipas marrëveshjes aktuale, Perisic ka pranuar të marrë një pagë simbolike te Hajduku – prej vetëm 1 euro në muaj.

Gjithashtu, ka një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me Hajdukun për dy afatet e ardhshme kalimtare, me kusht që klubi që e kërkon të paguajë çmimin e caktuar – që ende nuk u zbulua.

Reprezentuesi i Kroacisë tashmë ka edhe një marrëveshje verbale për bonuset që do të fitojë te Hajduku, në rast të kualifikimit në fazën e grupeve në garat evropiane sezonin tjetër.

(Kosova Sot Online )