Bayern Munich i është rikthyer fitoreve në Bundesligë

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 22:45
Bayern Munich i është rikthyer fitoreve në Bundesligë

Bayern Munich i është rikthyer fitoreve në Bundesligë.

Bavarezët triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Union Berlinit, në ndeshjen e mbetur të javës së 13-të në elitën e futbollit gjerman.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me kampionin në fuqi të Gjermanisë që pati dominimin pothuajse absolut

E me të filluar pjesa e dytë, Guerreiro shënoi për epërsinë e vendasve në minutën e 46-të.
Harry Kane realizoi në të 55-tën, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

 Me këtë fitore, Bayern Munich tani shkon në 44 pikë në vendin e dytë, katër më pak se lideri, Bayer Leverkusen.

(Kosova Sot Online)