Athletic Bilbao eliminon Barcelonën nga Kupa e Mbretit

  • S.A /
  • 25 January 2024 - 09:51
Athletic Bilbao eliminon Barcelonën nga Kupa e Mbretit

Barcelona është përshëndetur nga Kupa e Mbretit për këtë edicionpasi humbi nga Athletico Bilbao, transmeton "Kosova Sot Online ".

Katalonasit u mposhtën në cerekfinale nga Athletic Bilbao pas 120 minutave lojë me rezultatin 4:2

Gjatë 90 minutave të rregullt nuk pati fitues, ndërsa rezultati ishte 2:2.

Baskët kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes kur realizoi Guruzeta.

Por, katalonasit u kundërpërgjigjën duke e përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë të Leëandoëskit në minutën e 26-të dhe Lamine Yamal gjashtë minuta më pas. Athletic Bilbao arriti të barazonte rezultatin më pas në minutën e 49-të, ndërsa deri në fund gola më nuk pati. E në fundin e dy vazhdimeve, Athletic Bilbao realizoi dy herë nëpërmjet vëllezërve Ëilliams për kualifikim në gjysmëfinale. Barcelonës në anën tjetër i mbetet të luftojë për titullin në La Liga dhe është ende në garë në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )