Guild Eagles mposhten në finale

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 22:51
Guild Eagles mposhten në finale

Guild Eagles nuk kanë arritur ta plotësojnë ëndrrën e madhe, kualifikimin për herë të parë në ligën më të fortë në botë, ESL Pro League.

Ekipi kosovar pësoi në finale 2:0 nga ekipi hungarez, Pera.

Në “Mirage”, Pera triumfoi 13:11 duke marrë avantazhin e parë.

E në “Ancient” u zhvillua një derbi i madh me katër vazhdime, e që në fund Pera triumfoi 25:23.

Kësisoj, ekipi hungarez kualifikohet në ESL Pro League, kurse shqiponjat tona do të presin turnetë e radhës.

(Kosova Sot Online)