Sot fillon Grand Prix i Portugalisë, garojnë edhe dy xhudistë nga Kosova

  • S.A /
  • 26 January 2024 - 08:50
Sot fillon  Grand Prix i Portugalisë, garojnë edhe  dy xhudistë nga Kosova

Sot e deri të dielën do të zhvillohet Grand Prix i Portugalisë në sportin e xhudos. Ekipi kosovar, do të merr pjesë në garën e parë të xhudos për këtë vit, Grand Prix Portugal 2024 i cili fillon me 26 janar dhe vazhdon deri me 28 janar 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë dhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë do të jenë xhudistët nga Kosova në këtë garë.

Bashkë me garuesit ka udhëtuar edhe trajneri i xhudos, Fatos Tabaku. Në këtë garë marrin pjesë 6 kontinente, 92 shtete, 649 garues, 360 meshkuj dhe 289 femra.

(Kosova Sot Online )