Momenti historik i Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptari do të jetë titullar ndaj Fiorentinas

  • S.A /
  • 27 January 2024 - 11:56
Momenti historik i Kristjan Asllanit,  mesfushori shqiptari do të jetë titullar ndaj Fiorentinas

Pas çoi në shtëpi Superkupën e Italisë, Interi e ka kthyer prej ditësh fokusin në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online ".

Për ndeshjen ndaj Fiorentinas, Inzaghi duhet të hedhë sërish në fushë një skuadër të rreshtuar me skemën 3-5-2.

Sommer është i konfirmuar mes shtyllave, me Acerbin, Pavard dhe De Vrij në mbrojtje. Bastoni nuk është në gjendje të mirë dhe është në dyshim për transfertën në Firenze.

Dimarco dhe Darmian do të duhet të kalojnë në krahë, të mbështetur në qendër të fushës nga Mkhitaryan, Asllani dhe Frattesi. Dy të fundit do të kenë detyrën e vështirë për të zëvendësuar Barellën dhe turko-gjermanin Calhanoglun. Në sulm, hapësirë ​​për dyshen Lautaro-Thuram. Ndeshja do të zhvillohet të dielën, me fillim prej orës 20:45. Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhur për Asllanin, i cili do të ketë rastin që të tregojë aftësitë e tij nga minuta e parë.

(Kosova Sot Online )