Rakitic drejt Arabisë Saudite

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 11:28
Rakitic drejt Arabisë Saudite

Ivan Rakitic do të ndryshojë ambient këtë merkato dimërore.

Sipas raportimeve, mesfushori kroat do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Ivan Rakitić ka informuar Sevillan, klubin dhe bashkëlojtarët e tij se ai do të largohet.

Rakitić ka pranuar të bashkohet me Al Shabab në Saudi.

Testet mjekësore janë rezervuar për këtë fundjavë, kurse udhëtimi për në Arabinë Saudite pritet të hënën.

(Kosova Sot Online)