Trajneri i ekipit anglez, favoriti i hershëm për ta zëvendësuar Xavin te Barcelona

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 12:20
Trajneri i ekipit anglez, favoriti i hershëm për ta zëvendësuar Xavin te Barcelona

Xavi Hernandez nuk do të jetë trajner i Barcelonës pas përfundimit të sezonit aktual.

Kjo u bë e ditur nga vet trajneri spanjoll pas humbjes 3:5 nga Villarreali mbrëmë.

E tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat se kush do të jetë pasuesi i tij në krye të shtabit teknik të katalonasve.

Media britanike, Dailymail shkruan se favoriti i hershëm është trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi.


Ai po bën punë fantastike me Brighton dhe mund të jetë trajneri që i duhet Barcelonës.


(Kosova Sot Online)