Rakitic e mbyll aventurën e dytë në Sevilla

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 15:59
Rakitic e mbyll aventurën e dytë në Sevilla

Ivan Rakitic është larguar përfundimisht nga Sevilla.

Klubi spanjoll ka njoftuar se veterani kroat e ka mbyllur sot aventurën e dytë në fanellën andaluziane.

35 vjeçari do të përshëndetet me tifozët në një event që do të mbahet në “Ramón Sánchez Pizjuán” nga ora 13:30, ndërsa e shkëputi kontratën me klubin dhe është i gatshëm të fluturojë drejt Arabisë Saudite për ta nisur eksperiencën e re.

Tashmë ish-futbollisti i Sevillës do të nënshkruajë me klubin Al Shabab, njoftojnë mediat spanjolle.

Ish-futbollisti i Barcelonës e ka pranuar një ofertë prej 35 milionë eurosh në sezon, përfshirë këtu edhe bonuset.

Kjo ofertë ishte e vështirë të refuzohej nga përfaqësuesi kroat, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.

Gjatë ditës së sotme, klubi nga Pro Saudi League do ta zyrtarizojë transferimin e Rakiticit.


(Kosova Sot Online)