Xavi i vendosur për tu larguar nga Barcelona

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 21:30
Xavi i vendosur për tu larguar nga Barcelona

Xavi Hernandez është mjaft i vendosur për t’u larguar nga Barcelona gjatë verës që vjen.

Trajneri katalunas e bëri të ditur këtë vendim pak ditë më parë ndonëse iu kërkua që ta rishqyrtonte.

E sa i vendosur është Xavi, e ka konfirmuar vetë ai, duke insistuar se asnjë e arritur s’do të mundë t’ia ndryshojë vendimin

“Unë nuk do të rri këtu edhe nëse e fitoj Ligën e Kampionëve. Ne do të garojmë për Champions, po ashtu edhe në La Liga, edhe pse do të jetë mjaft e vështirë… por, ne do të jemi atje”, deklaroi fillimisht legjenda e Barçës.

“Por, edhe nëse ne shkojmë në Wembley dhe e fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve, do ta lë pozitën e trajnerit në muajin qershor”, nënvizoi ai.

“A është kjo zgjidhja e problemeve të Barçës? Po, është”, përfundoi Xavi.

Nën drejtimin e tij, “Blaugrana” e fituan titullin e kampionit në Spanjë në edicionin e kaluar, por në këtë sezon katalunasve nuk po iu shkojnë punët mirë duke mbetur shumë prapa në kampionat, ndërsa u mposhtën edhe në Superkupën e Spanjës nga Real Madridi në finale dhe u eliminuan nga Copa del Rey.

(Kosova Sot Online)