Broja në qendrën stërvitore të Fulham, i nënshtrohet testeve mjekësore

  • A.P /
  • 01 February 2024 - 22:30
Broja në qendrën stërvitore të Fulham, i nënshtrohet testeve mjekësore

Armando Broja i është bashkuar Fulhamit në formë huazimi nga Chelsea.

Sky Sports raporton se tashmë sulmuesi shqiptar gjendet në qendrën stërvitore të Fulhamit.

Ai tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Më pas, ai do të nënshkruajë kontratën me klubin londinez.

Chelsea do t’i fitojë 4 milionë funte nga huazimi i yllit shqiptar.

(Kosova Sot Online)