Ja kush është ndeshja e parë e Brojës me Fulhamin

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 17:36
Ja kush është ndeshja e parë e Brojës me Fulhamin

Armando Broja u prezantua zyrtarisht te Fulhami në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa kreu edhe seancën e parë stërvitore në “Motspur Park”, nën urdhrat e trajnerit Marco Silva.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar do të grumbullohet menjëherë me skuadrën për transfertën e pasdites së të shtunës ndaj Burnleyt, e cila do të startojë në orën 16:00.

Në mungesë të sulmuesit kryesor të skuadrës, Raul Jimenez, i cili do të qëndrojë larg fushave për disa javë, Broja pritet të debutojë që këtë të shtunë me fanellën e Fulhamit, ndonëse nuk dihet ende nëse do ta nisë nga minuta e parë, apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Ndeshja e parë në “Craven Cottage” para tifozerisë së Fulhamit, me shumë gjasë do të jetë javën e ardhshme, kur londinezët të presin Bournemouthin në shtëpi.

Sa i përket transfertës ndaj Burnley, Broja dhe Fulhami do të provojnë të thyejnë një tabu, pasi nuk fitojnë në atë stadium që prej 1953-shit të largët.

(Kosova Sot Online)