Superliga mbyll sonte javën e 20-të

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 09:34
Superliga mbyll sonte javën e 20-të

Java e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të mbyllet sonte me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Sfida e parë do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, mes Istogut dhe Vëllaznimit, nga ora 17:00.

Istogasit, që pozicionohen të fundit në tabelë me 20 pikë të grumbulluara, deri tash kanë bilanc prej një fitoreje e 18 humbjeve, kurse gjakovarët numërojnë tetë fitore e 11 humbje.

Vëllaznimi është i pesti në tabelë me 27 pikë.

Takimi i fundit i kësaj xhiro do të zhvillohet në “13 Qershori”, mes Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit, nga ora 19:00.

Therandasit kanë 30 pikë dhe janë në vendin e katërt në tabelë, me bilanc prej 11 fitoreve e tetë humbjeve, kurse prizrenasit renditen tri pozita më poshtë,  me pesë fitore e 14 humbje.

(Kosova Sot Online)