Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në 'Grand Slamin e Parisit'

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 13:30
Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në 'Grand Slamin e Parisit'

Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

Xhudisti kosovar në përballjen për medaljen e bronztë mposhti xhudistin nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda.

Akili medaljen e bronztë e fitoi në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Për të siguruar podiumin, xhudisti nga Peja fitoi pesë përballje në kategorinë e tij.

Akil Gjakova arkëtoi edhe 700 pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. 

(Kosova Sot Online)