Arrestohet futbollisti i Dukagjinit

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 16:56
Arrestohet futbollisti i Dukagjinit

Futbollisti i Dukagjinit, Theophilus Solomon është arrestuar sot derisa po zhvillohej ndeshja e Kupës së Kosovës kundër Dinamos.

Në momentin që trajneri ka vendosur ta inkuadroj në lojë në pjesën e dytë, policia e ka thirr brenda stadiumit dhe ia ka vendosur prangat.

Dyshohet se Solomon e ka pasur obligative të lajmrohet çdo 3 muaj në polici, dhe nuk e ka respektuar atë vendim.

Kujtojmë që ai ishte i arrestuar edhe më herët, pasi akuzohet për veprën penale dhunim.

(Kosova Sot Online)