Chelsea mposhtet në shtëpi nga Wolves

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 17:44
Chelsea mposhtet në shtëpi nga Wolves

Chelsea e ka regjistruar humbjen e dytë radhazi dhe të 10-tën sezonale.

Blutë e Londrës pësuan në shtëpi 2:4 nga Wolves, në kuadër të javës së 23-të në Premierligë.

Ndeshja nisi mirë për vendasit që kaluan në epërsi në minutën e 19-të me golin e Cole Palmer.

Por, tre minuta më pas, Cunha barazoi shifrat.


E dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, Disasi shënoi autogol për t’ia dhënë epërsinë e parë “ujqërve”.

Cunha realizoi për 1:3 në minutën e 63-të dhe më pas nga penalltia në minutën e 82-të për ta kompletuar hat-trikun.

Thiago Silva realizoi katër minuta më pas për ta ngushtuar rezultatin në 2:4, por kjo ishte krejt çfarë bënë vendasit në këtë takim.

Me këtë fitore, Wolves tani ngjitet në vendin e 10-të me 32 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Chelsea bie në pozitën e 11-të me një pikë më pak.

(Kosova Sot Online)