Zhegrova në ekipin e javës në Ligue 1

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 15:08
Zhegrova në ekipin e javës në Ligue 1

Edon Zhegrova e bëri një tjetër paraqitje solide për Lillen në fundjavën që shkoi.

Ylli kosovar kontribuoi me një gol dhe me një asistim në fitoren 4:0 ndaj Clermont Foot.

Dhe, kjo bëri që 24 vjeçari ta shohë veten në ekipin ideal të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

Faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, “Sofascore” e vlerësoi më së larti përfaqësuesin kosovar në xhiron e 20-të.

(Kosova Sot Online)