Romario injoron Messin e Ronaldon, vlerëson se vetëm dy futbollistë tjerë ishin më të mirë se ai

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 17:24
Romario injoron Messin e Ronaldon, vlerëson se vetëm dy futbollistë tjerë ishin më të mirë se ai

Legjenda braziliane e futbollit, Romario de Souza Faria, vlerëson se ka vetëm dy futbollistë që janë ose ishin më të mirë se ai.

Romario, në një intervistë të dhënë së fundmi, mes emrave tjerë të futbollistëve, u pyet nëse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë më të mirë se ai.

Por, sipas ish-sulmuesit të njohur brazilian, as Messi e as Ronaldo nuk janë më të mirë se ai.

Gjithsesi, 58-vjeçari më të mirë se veten e tij i vlerësoi vetëm dy legjendat tjera të botës së futbollit, Pelen dhe Diego Armando Maradonan.

(Kosova Sot Online)