Serie A ndryshon emër pas 25 vjetëve

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 19:51
Serie A ndryshon emër pas 25 vjetëve

Lega Serie A nënshkroi një marrëveshje të re sponsorizimi dhe nga sezoni i ardhshëm do të njihet si “Serie A Enilive”, duke i dhënë fund kështu një partneriteti 25-vjeçar me “TIM”.

Liga i kishte dhënë të drejtat e vetme të emrit kompanisë telefonike “TIM”, por kjo do të ndryshojë që nga sezoni i ardhshëm – 2024/25.

Për të paktën tre vitet e ardhshme, liga më e mirë e futbollit italian do të njihet si “Serie A Enilive”.

Sipas “Calcio e Finanza”, marrëveshja është 22 milionë euro në vit për tre vjet, me opsion për të zgjatur kontratën edhe për dy vite të tjera.

Kjo është një rritje me propozimin nga “TIM”, që ofroi 19 milionë euro në vit për një marrëveshje të re, me një rritje nga marrëveshja e mëparshme prej 15 milionë eurosh.

“Enilive” është nën ombrellën e kompanisë energjetike “Eni” dhe fokusohet në burimet e qëndrueshme të energjisë, duke përfshirë pikat e rimbushjes së automjeteve elektrike dhe stacionet e shërbimit, rafinimin e biokarburanteve dhe organizimin e aplikacioneve për ndarjen e makinave.

Ndërkohë, kompania e trenave “Frecciarossa” rinovoi kontratën për të sponsorizuar Kupën e Italisë edhe për tri vite të tjera.

“Calcio e Finanza” raportoi se marrëveshja është me vlerë prej 5.5 milionë eurosh në sezon, një rritje prej 1 milionë euro nga kontrata e mëparshme tre-vjeçare. 


(Kosova Sot Online)