Granit Xhaka shtyllë e fuqishme e Leverkusenit, asnjë humbje nga 30 ndeshjet e zhvilluara

  • S.A /
  • 07 February 2024 - 11:01
Granit Xhaka shtyllë e fuqishme e Leverkusenit, asnjë humbje nga 30 ndeshjet e zhvilluara

Bayer Leverkuseni është bërë histori në vete. Ekipi gjerman po i rreshton rezultatet pozitive një nga një duke mos njohur kundërshtar, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Farmaceutikët” u treguan të suksesshëm edhe mbrëmë kur kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pasi e eliminuan Stuttgartin, të cilin e mposhtën me rezultat 3:2.

Me këtë rast, Granit Xhaka me shokë e ngritën serinë e ndeshjeve pa humbje.

Më saktësisht, Leverkuseni shkoi në kuotën e 30 ndeshjeve radhazi në të gjitha garat pa humbje, krahas katër ndeshjeve miqësore, duke e regjistruar një rekord historik për klubin.

Leverkuseni është ndër të paktit ekipe pa humbje në këtë edicion, ndërsa testin kryesor të këtij sezoni do ta ketë në fundjavë kur do të luajë me rivalin kryesor për titull të kampionit, Bayern Munich. Një fitore eventuale do ta afronte edhe me shumë me titullin e kampionit ekipin e Xabi Alonsos. Xhaka është kontribuues i madh i këtij suksesi të Leverkusenit dhe përfaqësuesi zviceran duket që bëri mirë që u largua nga Arsenali për t’iu bashkuar ekipit gjerman.

(Kosova Sot Online )