Eriksen mund të përfundojë në Turqi

  • A.P /
  • 07 February 2024 - 14:06
Eriksen mund të përfundojë në Turqi

Christian Eriksen mund t’i japë fund eksperiencës në futbollin anglez qysh në këtë muaj.

Futbollisti danez është bërë objektiv i gjigantit turk, Galatasaray.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Rudy Galetti.

Natyrisht, ky transferim mund të realizohet vetëm nëse Manchester United do të ishte i gatshëm ta lërë lojtarin të largohet.

Afati kalimtar në Turqi nuk ka përfunduar ende, prandaj klubet e Superligës turke mund të transferojnë futbollistë nga ligat evropiane.

Gjithashtu, gjiganti turk e ka identifikuar si alternativë të ish-futbollistit të Tottenhamit dhe të Interit, yllin e Lazios, Daichi Kamada.

Eriksen e tejkaloi me sukses problemin me zemër që iu shfaq gjatë Kampionatit Evropian derisa ishte duke luajtur për Danimarkën dhe ka luajtur me sukses në dy vjetët e fundit.

(Kosova Sot Online)