Barça do t’ia zgjasë kontratën Yamalit vetëm kur t’i mbushë 18 vjet

  • S.A /
  • 08 February 2024 - 09:28
Barça do t’ia zgjasë kontratën Yamalit vetëm kur t’i mbushë 18 vjet

Barcelona e ka një pakt verbal me Lamine Yamal kur ky t’i mbushë 18 vjet.Në fakt, super-talenti do ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas sapo ta arrijë këtë moshë, transmeton "Kosova Sot Online".

Për këtë ka siguruar drejtori sportiv i kampionit aktual të Spanjës, Deco, shkruan Fabrizio Romano.

“Ne do t’ia vazhdojmë kontratën Lamine Yamalit sapo t’i mbushë ai 18 vjet në vitin 2025”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti portugez. “Ne e kemi bërë tashmë një përpjekje me të në verën e kaluar. Lamine i ka edhe tri vjet në kontratën e tij”, vazhdoi Deco. Në kontratën aktuale të lojtarit është përfshirë edhe klauzola e shkëputjes së saj eventuale prej 1 miliard euro.Lamine Yamal është aktualisht 16 vjet, por ka debutuar me ekipin e parë dhe ka shënuar për Barçën. Ai shihet si e ardhme e ndritshme e këtij ekipi. 

(Kosova Sot Online )