![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Ja pritja që i bënë familjarët Granit Xhakës pas fitores në derbin ndaj Bayernit
![Ja pritja që i bënë familjarët Granit Xhakës pas fitores në derbin ndaj Bayernit](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/20/auto_auto_Granit-Xhaka-Kevin-Campbell-F36516799164671703085155.jpg)
Bayer Leverkuseni triumfoi të shtunën në derbin ndaj Bayern Munichit, duke bërë kështu një hap të madh në rrugën për titullin e kampionit në Gjermani.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso derbin ndaj kampionit në fuqi gjerman e fitoi bindshëm, me rezultatin 3:0
Si zakonisht, Granit Xhaka ishte titullar edhe mbrëmë, dhe kompletoi një tjetër 90 minutësh.
Mesfushori nga Kosova u vlerësua me një tjetër paraqitje të mirë, teksa vazhdon të jetë një prej më më të dalluarve në arritjet e Leverkusenit këtë sezon.
Pas ndeshjes së zhvilluar në “Bay Arena”, Xhaka pati një pritje të ngrohtë nga familjarët e tij. Video u publikua nga gruaja e kapitenit të Zvicrës, Leonita.
(Kosova Sot Online)