Xavi: Shumë e vështirë tani për ta fituar ligën

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 20:05
Xavi: Shumë e vështirë tani për ta fituar ligën

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim mbrëmë në shtëpi ndaj skuadrës së parafundit në tabelë, Granadas.

Blaugranasit u ndanë me rezultat 3-3, me një kthesë të dyfishtë nga vendasit për ta shmangur humbjen

Pas ndeshjes, trajneri Xavi është deklaruar për media, ku ka pranuar se pas këtij lëshimi tashmë është shumë e vështirë të fitosh ligën.

“Është shumë e vështirë të fitosh ligën, sidomos pas ditës së sotme. Dallimi është i madh, por ende nuk është e pamundur. Ne nuk mund të dështojmë. Sot dhamë gola dhe situata të rrezikshme në shumë momente”, u shpreh ai.

Barcelona ndodhet e treta tani me 51 pikë, 10 më pak sesa lideri Real Madrid.

(Kosova Sot Online)