Trepça kalon në gjysmëfinale të Kupës

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 19:12
Trepça kalon në gjysmëfinale të Kupës

Trepça ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ashtu siç pritej, skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic triumfoi me lehtësi në ndeshjen çerekfinale ndaj Istogut.

Takimi i zhvilluar në palestrën sportive “Shani Nushi” përfundoi me rezultatin 84:51.

Kevin Bracy-Davis ishte më i dalluari te mitrovicasit me 13 pikë. Nga 12 sosh shtuan Drilon Hajrizi, Devonte Upson dhe Dardan Kapiti.

Ndërsa, te istogasit u dalluan Daquan Brooks me 15 pikë dhe Tyres Prince me 14.

Trepça në gjysmëfinale do të presë fituesin nga përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Kujtojmë se “Final 8” i Kupës së Kosovës këtë edicion po zhvillohet në Gjakovë. 

(Kosova Sot Online)