Zbulohen shpërblimet milionëshe për futbollistët e Bregut të Fildishtë pasi e fituan Kupën e Afrikës

  • S.A /
  • 14 February 2024 - 11:55
Zbulohen shpërblimet milionëshe për  futbollistët e Bregut të Fildishtë pasi e fituan Kupën e Afrikës

Bregu i Fildishtë ka bërë mrekullinë duke fituar Kupën e Afrikës e cila u mbajt në vendin e tyre.

‘Elefantët’ edhe pse kaluan grupin nga vendi i fundit prej ekipeve të treta, arritën të bënin mrekulli duke e mposhtur Nigerinë në finale me rikthim 2-1, transmeton "Kosova Sot Online "

.E tani janë mësuar edhe shpërblimet që kanë marrë futbollistët e Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë nga shteti pas këtij triumfi madhështor.

Presidenti i Republikës së Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara u ka dhuruar lojtarëve të Kombëtares nga një vilë si shpërblim. Në fakt, çdo lojtar ka marrë një shumë monetare prej 50 milionë frangash (76 mijë euro) nga Presidenti, si dhe nga një vilë me vlerë të njëjtë.

Trajneri Emerse Fae, i cili drejtoi ekipin e Bregut të Fildishtë pas dorëheqjes së Jean-Louis Gasset, mori një bonus prej 100 milionë frangash (152,000 euro). Të gjithë lojtarëve dhe stafi teknik iu dha edhe titulli Kalorës i Urdhrit Kombëtar, nderimi më i lartë i Bregut të Fildishtë.

“Ju u keni sjellë lumturi të gjithë banorëve të Fildishtë, ju lumtë. Nuk mund ta imagjinoni se deri në çfarë mase keni arritur të bashkoni fildianët. Ne kemi treguar se një Breg i Fildishtë i bashkuar është i aftë për gjëra të mëdha”, tha Presidenti Ouattara gjatë ceremonisë, në prani të të gjithë qeverisë. 

(Kosova Sot Online )