Sot dy përballje interesante në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 18:34
Sot dy përballje interesante në Ligën e Kampionëve

“Ethet” e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe sonte.

Në program do të jenë dy ndeshje interesante të fazës së 1/8 së finales.

Në Romë, Lazio do ta presë kampionin gjerman, Bayern Munich.

Ndonëse është favorit në letër, bavarezët nuk do ta kenë aspak lehtë ndaj italianëve.

E në ndeshjen tjetër, kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germain do të ketë punë me Real Sociedadin.

Ndeshja e parë zhvillohet në “Parkun e Princave”.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 21:00.


(Kosova Sot Online)