Modric do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 20:11
Modric do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Luka Modric do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Mediumi spanjoll, Relevo raporton se “Los Blancos” planifikojnë ta paralajmërojnë këtë gjë më herët në mënyrë që kroati të merr një lamtumirë të denjë.

Modric nuk po aktivizohet më si çdo herë me skuadrën madrilene

Ai madje në ndeshjen ndaj Leipzig ishte zëvendësues i pashfrytëzuar dhe as nuk u ngroh në asnjë moment.

(Kosova Sot Online)