Nora Gjakova fiton dy luftërat e para në Grand Slamin e Bakut, në çerekfinale përballet me një xhudiste serbe

  • S.A /
  • 16 February 2024 - 10:09
Nora Gjakova fiton dy luftërat e para në Grand Slamin e Bakut, në çerekfinale përballet me një xhudiste serbe

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar në dy luftërat e para në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Në luftën e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze.

Pas kësaj, Nora ishte e saktë edhe në luftën e dytë duke fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.

Me këtë fitore, pejania kalonë në çerekfinale ku do të ndeshet me serben Marica Perisic.

Image

(Kosova Sot Online )