Nora Gjakova e kalon me sukses raundin e parë në Grand Slamin e Bakus

  • S.A /
  • 16 February 2024 - 09:51
 Nora Gjakova e kalon me sukses raundin e parë në Grand Slamin e  Bakus

Nora Gjakova e ka nisur mbarë aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kampionia olimpike fitoi në raundin e parë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova e mposhti xhudisten nga Gjeorgjia, Nino Loladze.

Kujtojmë se nesër dhe pasnesër garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

(Kosova Sot Online )