Vojvoda asiston në fitoren e Torinos ndaj Lecces

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 21:47
Vojvoda asiston në fitoren e Torinos ndaj Lecces

Torino ka regjistruar fitore ndaj Lecces në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t në Serie A.

Përballja e luajtur në “Stadio Olimpico di Torino” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Raoul Bellanova (50′) dhe Duvan Zapata (81′) shënuan golat e fitores për vendasit.

Te goli i dytë asistues ishte Mërgim Vojvoda. Reprezentuesi i Kosovës hyri si zëvendësues në minutën e 76-të.

Për Vojvodën ishte ky asistimi i tij i parë për këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Te skuadra mysafire një tjetër ndeshje të plotë kompletoi reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani.

Torino pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë.

Lecce mbetet me 24 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të.

(Kosova Sot Online)