Mourinho: Inter-Juventus një rivalitet më i madh se ai i Milanit

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 22:40
Mourinho: Inter-Juventus një rivalitet më i madh se ai i Milanit

Jose Mourinho mendon se rivaliteti midis Interit dhe Juventusit është më i madh sesa ai midis Nerazzurrëve dhe Milanit.

Mourinho së fundi ka dhënë një intervistë për legjendën e Manchester United, Rio Ferdinand, në podcast “FIVE”, ku mes tjerash foli edhe për rivalitetin e ish-skuadrës së tij, Interit, me Juventusin dhe rivalin lokal, Milanin.

“Special One” këmbënguli se “Nerazzurrët” kanë rivalitet më të madh me Juventusin.

Ai kujtoi derbin e parë të Milanit, duke thënë se shihej të ishte më shumë si një miqësore.

“Rivaliteti i vërtetë në Itali është Inter-Juve, jo Inter-Milan. Derbin e parë Inter-Milan, e mbaj mend qartë. Isha në autobus dhe shikoja njerëzit që shkonin në stadium me shalle të Interit dhe Milanit. Të shihje tifozët me shalle të ndryshme të bashkuar, ndjehej si një miqësore: Nuk më dukej si një derbi i madh. Kur luan kundër Juves, ndjen se ka diçka të ndërlikuar historikisht mes dy skuadrave”, deklaroi Mourinho.

(Kosova Sot Online)