Real Madridi ndalet me barazim

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 16:32
Real Madridi ndalet me barazim

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtimin e vështirë ndaj Rayo Vallecanos.

“Los Blancos” barazuan 1:1 në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Madrilenët e nisën mjaft mirë takimin, kur Joselu shënoi qysh në minutën e tretë.

Megjithatë, de Tomas, barazoi shifrat në minutën e 27-të, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Deri në fund, Real Madridi tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti dot.

Krejt në shtesa, Carvajal u ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti të pahijshëm dhe do t’i mungojë Realit në dy ndeshjet e ardhshme.

Përkundër barazimit, Real Madridi vazhdon si lider në renditje me 62 pikë, gjashtë më shumë se Girona që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe tani tetë më shumë se Barcelona e vendit të tretë.

Në anën tjetër, Rayo Vallecano mbetet i 14-ti me 25 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)