Thyhet rekordi në përballjen “All Star Game” në triumfin e ekipit të Lindjes përballë atij të Perëndimit

  • S.A /
  • 19 February 2024 - 10:27
Thyhet rekordi në përballjen “All Star Game” në triumfin e ekipit të Lindjes përballë atij të Perëndimit

Në një mbrëmje që do të mbahet mend në historinë e NBA-së, “All Star Game” shënoi një spektakël të vërtetë të pikëve teksa Konferenca e Lindjes triumfoi ndaj Perëndimit me rezultatin e jashtëzakonshëm 211-186, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo ndeshje, e cila u zhvillua me shumë yje të sportit të basketbollit, vendosi një rekord të ri për sasinë e pikëve në një përballje “All Star”. Për herë të parë në historinë e ndeshjeve “All Star”, një ekip ka kapërcyer shifrën prej 200 pikëve, duke kontribuar në një total prej 397 pikëve të shënuara në mbrëmje. 

Kjo ishte një ndeshje ku mbrojtjet thuajse nuk u vunë re, ndërsa lojtarët performuan një spektakël të vërtetë duke realizuar 168 gjuajtje nga distanca.

Indianapolis ishte dëshmitar i kësaj përballje titanësh që më shumë kishte karakterin e një miqësoreje, ku spektakli dominonte dhe mbrojtjet ishin të zbehura. 

Ekipi i Lindjes tregoi një formë superiore që nga fillimi i ndeshjes, duke u ndarë në pushim me një epërsi 104-89 dhe duke mos e cenuar fare fitoren e tyre gjatë gjithë ndeshjes.

Basketbollisti i shquar Damian Lillard u shpall MVP i ndeshjes, pasi shënoi 39 pikë dhe u bë shënuesi më i mirë i ekipit fitues.

Edhe pse Tauns nga ekipi i Perëndimit shkëlqeu me 50 pikë të realizuara, përpjekjet e tij nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e ndeshjes dhe për të fituar një trofe personal. 

(Kosova Sot Online )