FBK tregon se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës ndaj Irlandës

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 17:28
FBK tregon se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës ndaj Irlandës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndaj Irlandës do të fillojnë të shitën nga dita e martë.

Çmimi i një bilete do të jetë 4 euro dhe dy euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshatit.

Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre, por edhe dhe fëmijët e SOS Fshatit.

Sfida e Kosovës ndaj Irlandës do të zhvillohet më 22 shkurt, nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshja është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

“Dardanët” janë në grup edhe me Zvicrën dhe Azerbajxhanin. Takimi ndaj Azerbajxhanit zhvillohet më 25 shkurt, në Baku.

Shitja e biletave do të bëhet në këtë lokacion dhe këtë orar:

Te Sheshi Zahir Pajaziti
E martë: 11:00-20:00
E mërkurë: 11:00-20:00
E enjte: 11:00- 19:00

(Kosova Sot Online)