Napoli shkarkon Mazzarrin

  • A.P /
  • 19 February 2024 - 21:46
Napoli shkarkon Mazzarrin

Walter Mazzarri raportohet se është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Napoli.

Kampioni në fuqi italian ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për ndryshimet, por sipas raportimeve të fundit, kjo tashmë është diçka e kryer

Ky shkarkim i Mazzarrit vije në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Ai ishte emëruar trajner në tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Rudi Garcian.

Trajneri i Kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, do të zëvendësojë Mazzarrin me efekt të menjëhershëm, ka bërë të ditur eksperti, Fabrizio Romano.

Calzona thuhet se ka nënshkruar tashmë kontratën e tij me klubin italian.

Mirëpo, ai do të vazhdojë të mbetet edhe në krye të Kombëtares sllovake.

Marrëveshja u nënshkrua 48 orë përpara ndeshjes kundër Barçës, pasi nesër do të zhvillohet seanca e parë stërvitore e napolitanëve nën drejtimin e Calzonas.

(Kosova Sot Online)