Emin Bajrami largohet nga Ulpiana

  • S.A /
  • 20 February 2024 - 09:36
Emin Bajrami largohet nga  Ulpiana

Trajneri Emin Bajrami nuk është më pjesë e  KF Ulpiana 1926, transmeton "Kosova Sot Online ".

Klubi nga Lipjani ka njoftuar se trajneri i njohur kosovar ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij qysh në start të pjesës së dytë të sezonit.

Përkundër fitores ndaj Ramiz Sadikut dhe gjasave reale për t’u rikthyer në Superligë, Bajrami ua ka shprehur vendimin e tij drejtuesve të klubit.

Dhe, KF Ulpiana 1926 e ka falënderuar trajnerin për punën e bërë për një vit e gjysmë në këtë klub dhe i ka uruar atij suksese. Ky klub ndërkohë është në kërkim të pasuesit të Bajramit dhe pritet ta zyrtarizojë atë shumë shpejt. Ulpiana gjendet në pozitën e katërt në Grupin B të Ligës së Parë me 31 pikë, vetëm tri më pak se liderja Vjosa. Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit të Ligës së Parë të Kosovës.

(Kosova Sot Online )