Portieri kosovar këput ligamentin e gjurit, humb pjesën e mbetur të sezonit

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 21:05
Portieri kosovar këput ligamentin e gjurit, humb pjesën e mbetur të sezonit

SC Gjilani përmes një komunikate ka konfirmuar se Betim Halimi ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Portieri shtatlartë pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, e zhvilluar më 16 shkurt

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Klubi gjilanas bëri të ditur se Halimi do të futet në operim ditëve në vijim.

Njoftimi nga SC Gjilani:

“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e futbollistit Betim Halimi, i cili u lëndua në duelin e 16 Shkurtit në përballjen kampionale ndaj FC Prishtina.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Betimi dhe presin më të fortë në fushat e blerta”.

(Kosova Sot Online)