Kosova përballet nesër me Irlandën

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 16:24
Kosova përballet nesër me Irlandën

Këtë të enjte, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e nis aventurën e re për parakualifikimet e botërorit të vitit 2027.

Kosova do të jetë në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Kundërshtari i parë i “Dardanëve” do të jetë Irlanda e Veriut, me të cilët do të takohet ditën e enjte në kryeqytet.

Djelmoshat tanë i kanë nisur stërvitjet ditën e hënë duke ushtruar dy herë në ditë.

Nga lista e gjerë e publikuar nga përzgjedhësi Rami Hadar ka disa mungesa.

Erjon Kastrati dhe Domenic Artis nuk do të jenë për shkak të lëndimeve, derisa gjendja e Lis Shoshit do të vlerësohet deri në fund.

Jan Palokaj nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dokumentacionit.

Përballja mes Kosovës e Irlandës së Veriut do të zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Prishtinë.

Më pas, tre ditë më vonë, ekipi ynë luan në udhëtim te Azerbajxhani.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online)