Ndeshje dramatike, Arsenali mposhtet në minutat shtesë nga Porto

  • S.A /
  • 22 February 2024 - 08:40
Ndeshje dramatike,  Arsenali mposhtet në minutat shtesë nga Porto

Porto ka shënuar një fitore tejet të madhe në “frymën e fundit”.Ekipi portugez triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Arsenalit në shtëpi, në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Ishte Galeno që shënoi në minutën e katërt shtesë për t’i dhënë përparësinë e madhe portugezëve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri javësh në Londër dhe Arsenali do të duhet të fitojë me dy gola e më shumë epërsi për ta arritur kualifikimin në çerekfinale.

(Kosova Sot Online )