Kroos heq dorë nga pensionimi

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 15:13
Kroos heq dorë nga pensionimi

Toni Kroos ka njoftuar se ka hequr dorë nga pensionimi dhe se do të rikthehet në Kombëtaren gjermane në muajin e ardhshëm.

Mesfushori i Real Madridit nuk ka luajtur për Gjermaninë që nga viti 2021, duke u pensionuar që nga humbja nga Anglia në Kampionat Evropian në atë verë.

Sidoqoftë, veterani i mesfushës e rimendoi atë vendim dhe tash do të jetë në dispozicion të trajnerit Julian Nagelsmann për miqësoret e qershorit.

Gjermania do të jetë mikpritëse e Euro 2024 mes muajve qershor dhe korrik, ndërsa ka përfunduar në Grupin A së bashku me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

E ish-futbollisti i Bayernit njoftoi për rikthimin e tij në Kombëtare dhe do të jetë i gatshëm për miqësoret ndaj Francës dhe kundër Holandës në muajin tjetër.


(Kosova Sot Online)