Ky klub reagon pas humbjes, akuzon rëndë gjyqtarin e ndeshjes

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 16:57
Ky klub reagon pas humbjes, akuzon rëndë gjyqtarin e ndeshjes

Klubi i Lirisë ka reaguar pas humbjes së sotme ndaj Dukagjinit në Klinë, me rezultatin 2:1.

Prizrenasit pretendojnë se sot iu vodh një pikë ndaj Dukagjinit.

Klinasit fituan në fundin e ndeshjen, me Blerind Morinën që shënoi nga një top i kthyer, pasi paraprakisht Stivi Frashëri priti penalltinë e tij.

Kjo penallti u ekzekutua dy herë nga Morina, pasi gjyqtari vendosi për përsëritje të penalltisë shkaku i lëvizjes së Frashërit nga vija e portës.

(Kosova Sot Online)